Reprezentuesit senegalezë do të mund të suspendohen për shkak të protestës gjatë finales në Kupën afrikane të kombeve
- Reprezentuesit dhe trajnerët senegalezë do të mund të suspendohen prej katër deri gjashtë ndeshje për shkak të protestës së tyre gjatë finales së Kupës afrikane të kombeve kundër Marokut, e cila përfundoi me fitoren e tyre me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve.
- Post By Besnik Shuki
- 11:39, 20 janar, 2026
Madrid, 20 janar 2026 (MIA) - Reprezentuesit dhe trajnerët senegalezë do të mund të suspendohen prej katër deri gjashtë ndeshje për shkak të protestës së tyre gjatë finales së Kupës afrikane të kombeve kundër Marokut, e cila përfundoi me fitoren e tyre me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve.
Sipas gazetës spanjolle "AS", nëse sanksionet miratohen, diskualifikimi do të vlejë për ndeshjet e fazës së grupeve në Kampionatin botëror 2026.
Më tej, sipas rregullave, Senegali ballafaqohet me dënim prej 50.000 deri 100.000 euro për sjellje jo të hijshme nga ana e delegacionit dhe tifozëve të tyre.
Përzgjedhësi i kombëtares senegaleze, Papa Tiav, i ka tërhequr lojtarët nga fusha në shenjë proteste, pasi Marokut iu dha një penalti kontroverse në minutat e fundit të ndeshjes. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, senegalezët u kthyen në fushë, ndërsa portieri Eduard Mendi e mbrojti penaltinë e Brahim Diazit. Koha e rregullt përfundoi pe fitues 0:0. Goli i Papa Geje në vazhdime e siguroi fitoren e Senegalit. bsh/
Foto: EPA