• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Reagimet pas arrestimit të Metës, për Blushin ai është rrëmbyer, për Berishën përndjekje politike, gjykata vendosi masa edhe për Kryemadhin

Reagimet pas arrestimit të Metës, për Blushin ai është rrëmbyer, për Berishën përndjekje politike, gjykata vendosi masa edhe për Kryemadhin

Tiranë, 21 tetor 2024 (MIA) - Pas arrestimit të ish presidentit të Shqipërisë dhe liderit aktual të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashpër, me akuza, reaguan nga partia e tij, e cila konsideron se bëhet fjalë për "rrëmbim dhe jo arrestim" dhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke e quajtur atë "përndjekje politike".

"Kjo nuk është arrestim, Kjo është pengmarrje, rrëmbim, në mes të ditës. Nuk kemi asnjë informacion se ku ndodhet zoti Meta", deklaroi shkurt sekretari i përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi.

Në një reagim të ashpër, lideri i Partisë Demokratike dhe ish kryeministri dhe shefi i shtetit të Shqipërisë, Sali Berisha, akuzoi se bëhej fjalë për "përndjekje politike" dhe se "Edi Rama tentoi edhe fizikisht ta eliminojë".

"Përndjekja politike e Ilir Metës është politike, politike dhe vetëm politike. Ata nuk publikuan asnjë fakt, asnjë dokument, por zbatuan urdhrat e Edi Ramës, i cili u përpoq me të gjitha mjetet të eliminonte Ilir Metën politikisht, e ndoshta edhe fizikisht. Ju informova se Dumani fle në dosje që argumenton eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni që bandat shtetërore do të guxonin të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa urdhër të Edi Ramës? Domethënë, Edi Rama është një me krimin", akuzoi Berisha.

Pas arrestimit të Metës, Gjykata Speciale shqiptoi masë edhe për bashkëshorten e tij, me të cilën janë në proces divorci, Monica Kryemadhi, e cila i referohet detyrimit për paraqitje të rregullta dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Kryemadhi (50) është deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe për atë pritet që t'i kërkohet marrja e imunitetit si deputete. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR