• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Reagime pas vendimit gjyqësor për Berishën: Rama nuk komenton vendime për persona "non grata", Shehu e krahasoi Shqipërinë me Rusinë

Reagime pas vendimit gjyqësor për Berishën: Rama nuk komenton vendime për persona

Tiranë, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Pas vendimit të Gjykatës speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për Sali Berishën, për arrest shtëpiak, mbikëqyrje policore 24-orëshe dhe ndalesë komunikime me persona të tjerë, përveç me ata të cilët jeton në shtëpi, arritën edhe reagimet e para.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në inteeresimin e madh të gazetarëve rreth kësaj çështjeje tha se "nuk dëshiron të komentojë për persona të cilët janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

"Nuk kam kurfarë komenti për non grata, sepse nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA-ja atë e kam thënë edhe më herët", tha ai. duke i inkurajuar organet e drejtësisë ta "ndëshkojnë secilin person të përzier në aktivitete të paligjshme".

Profesori i njohur universitar, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deputet aktual, demokrati Tritan Shehu, në kumtimin në rrjete sociale e krahasoi Shqipërinë me Rusinë, duke cekur se janë në nivel të njejtë të demokracisë.

"Rusia dhe Shqipëria, nivel i njejtë i 'demokracisë'! Rusia dhe regjimi shqiptar e arrestojnë liderin e opozitës. Kërkojnë ta izolojnë liderin e opozitës. Ndërsa në Shqipëri, akoma më keq, pa kurfarë vendimi përfundimtar, madje edhe formal! Vetëm me akuza, të cilat në të vërtetë nuk janë akuza, janë vetëm supozime. Me këtë Shqipëria u bashkohet regjimeve në botë ku kërkohet që pushteti të mbahet me metoda represive", akuzon Shehu.

Sipas tij, atje ku nuk respektohen ligjet e vendit, dhe vetë Kushtetuta, për të drejta evropiane as që bëhet fjalë nërsa "gjendja e tillë nuk mundet dhe nuk do të zgjasë deri në pafundësi".

Ndaj vendimit të gjykatës, në mënyrë ironike reagoi edhe djali i Berishës, Shkëkzen Berisha.

"Urimi i Vitit të Ri i Ramës është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës", shkroi ai në rrjetet sociale. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR