• e shtunë, 23 nëntor 2024

Reagime nga Zelenski dhe Putini mbi propozimin për armëpushim gjatë kohës së mbajtjes së olimpiadës në Paris

Reagime nga Zelenski dhe Putini mbi propozimin për armëpushim gjatë kohës së mbajtjes së olimpiadës në Paris

Kiev, 17 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidenti rus Vlladimir Putin kanë shprehur rezerva për një armëpushim të propozuar në Ukrainë gjatë kohës së Lojërave olimpike në Paris këtë verë.

Propozimi i ofruar fillimisht nga presidenti francez Emanuel Makron, ndërsa më vonë nga presidenti kinez Si Xhinping, kanë për qëllim që të ndërpresin armiqësitë gjatë Lojërave.

Zelenski sot për faqen e internetit për lajmet "Drejtësia e Ukrainës" deklaroi se detajet për iniciativën nuk i ka të qarta. Ai thekson rreziqet që Rusia mund të shfrytëzojë armëpushimin për të lëvizur pajisjet ushtarake më afër Ukrainës.

Zelenski shtroi pyetjen "kush do të sigurojë që forcat e tyre të mos avancojnë drejt nesh gjatë armëpushimit? "Kështu që unë nuk i kuptoj detajet. Deri më tani më tingëllon si një histori e pamundur", tha Zelenski.

Putini, duke u kthyer nga një vizitë shtetërore në Kinë, pranoi se presidenti Si kishte hedhur idenë për një armëpushim, por nuk dha detaje të mëtejshme. Megjithatë, ai ka kritikuar Perëndimin për kërkesën që Rusia t'I përmbahet armëpushimit olimpik duke përjashtuar atletët rusë nga Lojërat.

Moska, gjithashtu, ka shprehur më parë dyshime për një iniciativë të tillë, pasi Ukraina mund të përdorë periudhën e Lojërave për të armatosur më tej forcat e saja dhe për t'u rigrupuar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR