• e premte, 27 dhjetor 2024

Reagim i Pekinit zyrtar pas samitit të G7-shit në Hiroshimë: A jeni seriozë se Kina është kërcënim për paqen dhe sigurinë në botë

Reagim i Pekinit zyrtar pas samitit të G7-shit në Hiroshimë: A jeni seriozë se Kina është kërcënim për paqen dhe sigurinë në botë

Pekin, 23 maj 2023 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çunjin i kritikoi deklaratat e pjesëmarrësve të samitit të G7-shit, i cili përfundoi fundjavën e kaluar në Hiroshimë.

Në samit u tha se politika e Kinës për momentin paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në nivel global.

"Disa anëtare të G7-shit e quajtën Kinën kërcënimi më i madh për sigurinë dhe prosperitetin global. A jeni seriozë?", shkroi ajo në rrjetet sociale.

"Nëse Kina është kërcënim, atëherë disa nga anëtaret e G7-shit të cilat fillojnë luftëra në shtete sovrane, rrëzojnë qeveri të huaja legjitime, tërhiqen nga marrëvehsjet multilaterale dhe i detyrojnë vendet e tjera t'i ndërprejnë zinxhirët e furnizimit", pyeti përfaqësuesja kineze.

Hua theksoi se në fazën e tanishme, Kina është "motori numër 1 i ekonomisë botërore", se kontribuon për rritjen botërore më shumë se të gjitha anëtaret e G7-shit së bashku, se mirëmban raporte ekonomike dhe tregtare me mbi 140 vende në botë, dhe se është kontribuesi i dytë më i madh në financimin e operacioneve paqësore të KB-së.

Zëvendësministri kinez i Punëve të jashtme, Sun Veidong dje i bëri thirrje ambasadorit japonez në Pekin, Hideo Tarumi, për takim, në mënyrë që t'i dorëzojë notë proteste për shkak të çështjeve lidhur m Kinën, të diskutuara në samitin e Grupit shtatë (G7) në Hiroshimë gjatë fundjavës së kaluar.

Liderët e G7-shit në samitin treditor shprehën shqetësi serioz për shkak të, siç thanë, tensioneve të rritura në Detin lindor dhe jugor kinez, si dhe për gjendjen me të drejtat e njeriut në Kinë, përfshirë Tibetin dhe Sinxhijangun. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR