• e premte, 27 dhjetor 2024

Reagim i BE-së ndaj ekzekutimeve në Kuvajt: Do të vazhdojmë të punojmë për heqjen e dënimit me vdekje

Reagim i BE-së ndaj ekzekutimeve në Kuvajt: Do të vazhdojmë të punojmë për heqjen e dënimit me vdekje

Bruksel, 28 korrik 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ekzekutimin e djeshëm të pesë personave në Kuvajt, duke potencuar se si çështje parimi e kundërshton fuqishëm dënimin me vdekje në çdo kohë dhe në të gjitha rrethanat.

"Ky është dënim johuman, i cili u tregua si joefikas për parandalimin e krimit dhe paraqet mohim të të drejtës themelore për jetesë dhe dinjitetin njerëzor, theksohet në komunikatën e Shërbimit evropian për punë të jashtme.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, BE-ja në reagim shpreh shqetësim për "përdorimin e dukshëm të rritur të dënimit me vdekje në Kuvajt, pas ekzekutimeve në nëntor vitin e kaluar", duke shtuar se do të vazhdojë të punojë për heqjen e dënimit me vdekje në disa vendet e mbetura, të cilat ende e zbatojnë

Ndaj pesë personave në Kuvajt dje janë shqiptuar dënime me vdekje me varje, mes të cilëve ishte edhe Abdel Rahman Sabah Saud, i dënuar me vdekje për shkak të rolit të tij në sulmin me bombë në një xhami në vitin 2015, me ç'rast kanë humbur jetën 26 persona. Tre nga të ekzekutuarit janë dënuar me vdekje për vrasje, ndërsa një për trafikim të drogës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR