Reagim i BDI-së për zgjedhjen e Sarana Ademit për anëtare të Komisionit të muzikës
- Sarana Ademi, e cila është shefe kabineti në partinë e zv/ kryeministrit Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike, emërohet si anëtare e komisionit të muzikës. Kjo ngritë dyshime serioze mbi transparencën dhe integritetin e ndarjes së fondeve për projektet kulturore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
- Post By Fami Bajrami
- 12:56, 24 shkurt, 2025

Shkup, 24 shkurt 2025
Sarana Ademi, e cila është shefe kabineti në partinë e zv/ kryeministrit Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike, emërohet si anëtare e komisionit të muzikës. Kjo ngritë dyshime serioze mbi transparencën dhe integritetin e ndarjes së fondeve për projektet kulturore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Ky fakt vetëm sa forcon bindjen se procesi nuk ka qenë i bazuar në meritokraci, por në përkatësi partiake dhe klienteliste.
Andaj bëjmë kërkesë publike për hetim nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit lidhur me këtë rast të emërimit.
Duke pasur parasysh të gjitha këto shkelje të standardeve profesionale dhe të përfaqësimit të drejtë, i bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e korrupsionit që të nisë një hetim të plotë mbi mundësinë e shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit nga Sarana Ademi. Si një përfaqësuese zyrtare e një partie politike, përfshirja e saj në një komision që duhet të jetë profesional dhe i paanshëm bie ndesh me parimet e një procesi të drejtë dhe meritokratik. Transparenca dhe llogaridhënia janë të domosdoshme për të siguruar se fondet publike shpërndahen në mënyrë të ndershme dhe në shërbim të kulturës, jo të interesave të ngushta partiake.
Njëkohësisht bëjmë thirrje deri tek Ministri i Kulturës dhe Turizmit që të shkarkoj anëtaren në fjalë dhe të rishikoj emërtimet e anëtareve tjerë!
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.