• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Finlandë

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Finlandë

Helsinki, 11 shkurt 2024 (MIA) - Ish kryeministri Aleksandar Stub dhe ish ministri për Punë të Jashtme Peka Haavisto sot garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Finlandë, pasi asnjëri nga kandidatët nuk siguroi votat e mjaftueshme në raundin e parë dy javë më parë.

Qendrat e votimit janë hapur nga ora 9 deri në orën 20 sipas kohës lokale, ndërsa anketat priten menjëherë pas mbylljes. Rezultatet preliminare priten sonte. Stub, një konservator dhe Haavisto nga Partia e të Gjelbërve fituan më shumë vota nga nëntë kandidatët në raundin e parë. Stub mori 27.2 për qind të votave, ndërsa Haavisto 25.8 për qind.

Ata i mundën kandidatë e tjerë, figura me ndikim në politikën finlandeze, siç është kryetari i parlamentit populist i krahut të djathtë Jusi Hala-aho dhe ish komisari i BE-së Oli Ren.

Pas fushatës zgjedhore të regjistruar me respekt të ndërsjellë dhe diskutime mbi politikat, në vend të sulmeve personale, Stub hyn në raundin vendimtar të votimit me pak gjasa më të mëdha për fitore. Në sondazhin e fundit të opinionit publik të realizuar nga televizioni Yle para ditës së zgjedhjeve, ai ishte me 54 për qind, ndërsa Haavisto 46 për qind. Anketat e tjera në ditët e fundit kanë dhënë rezultate të ngjashme. Megjithatë, Yle paralajmëron se në sondazhin e tyre ka shumë votues që janë ende të pavendosur sa që rezultati mund të kthehet në favor të Haavistos.

Projeksionet e para menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit do të bazohen në votime të parakohshme. Ata duhet të japin një pasqyrë të mirë të rezultateve përfundimtare, pasi 46 për qind e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Finlandë dhanë votën e tyre para ditës së zgjedhjeve.

Fituesi do të marrë detyrën në fillim të marsit, duke trashëguar presidentin Sauli Niinisto i cili përfundoi dy mandate gjashtëvjeçare dhe nuk lejohet që të kandidojë përsëri. Presidenti i Finlandës zgjidhet drejtpërdrejt dhe ka kompetenca të rëndësishme në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR