Raund i ri i dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel
- Në Bruksel sot dhe nesër do të mbahet një raund i ri negociatash në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, në nivelin e kryenegociatorëve, informoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar El Anuni.
- Post By Fami Bajrami
- 13:27, 2 qershor, 2025
Bruksel, 2 qershor 2025 (MIA) - Në Bruksel sot dhe nesër do të mbahet një raund i ri negociatash në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, në nivelin e kryenegociatorëve, informoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar El Anuni.
Ai shtoi se nga pala e Kosovës në bisedimet e sotme do të marrë pjesë zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, ndërsa, ashtu siç tha, serbët do të mbërrijnë nesër.
"Do të përmbahesha nga çdo informacion apo parashikim se ku mund të çojnë këto bisedime", deklaroi El Anuni në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se çfarë pret BE-ja nga ky raund dialogu, duke pasur parasysh se ende nuk është formuar një qeveri e re në Kosovë, e cila do të ishte përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes së mundshme. rq/
Foto: arkivi i MIA-s