• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raund i ri bisedimesh mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel

Raund i ri bisedimesh mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel

Bruksel, 19 mars 2024 (MIA) - Raund i ri bisedimesh Beograd- Prishtinë do të mbahet sot në Bruksel. 

Pritet që lehtësuesit e dialogut, ndërmjetësuesit evropianë t’i takojnë ndaras delegacionet që do të udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi si udhëheqës i delegacionit serb. Nuk dihet a do të ketë takim trepalësh.

Ditë më parë, Bashkimi Evropian u shpreh se në këtë rund do të diskutohet për çështjen e dinarit serb, që është ndaluar për qarkullim ‘cash’ nëpërmjet rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, njofton Koha.net.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar nga Kosova që ta pezullojë rregulloren, ndërsa një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani u shpreh se për një pjesë të propozimit amerikan ka pajtueshmëri, ndërsa për tjetrën konsideroi se do të ishte ideale po që se do të diskutohej sot në Bruksel.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR