• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rasmusen: Anëtare të NATO-s po përgatisin grupe vullnetarësh për të hyrë në Ukrainë

Rasmusen: Anëtare të NATO-s po përgatisin grupe vullnetarësh për të hyrë në Ukrainë

Kopenhagë, 8 qershor 2023 (MIA) - Ish-sekretari amerikan i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi se disa anëtare të Aleancës mund vullnetarisht të dërgojnë ushtarë në Ukrainë.

Siç tha, ai skenar mund të ndodhë nëse Kievi nuk merr garanca për spektër të gjerë çështjesh në takimin e ardhshëm të bllokur, në korrik në Vilnus të Lituanisë.

Rasmusen, i cili tnai është këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski dhe bashkëpunoi me paraardhësin e tij, Petro Poroshenko, tha se Kievit duhet t'i jpen garanca me shkrim para se të takohen liderët e NATO-s muajin e ardhshëm, përfshirë këmbim të informatave këmbyese me Perëndimin, transferin e armëve dhe sëtrvitjet e përbashkëta ushtarake.

"Nëse NATO nuk mund të dakordohet për hartë konkrete të rrugës së aksionit për Ukrainën, ekziston mundësia që disa vende të ndërmarrin aksione të pavarura", tha ai dje, transmeton Gardian.

Sipas Rasmusen, Polonia mund të jetë njëra prej atyre vendeve.

"mendoj se polakët do të mendonin seriozisht të hynin në vend dhe të formojnë koalicion të vullnetarëve nëse Ukraina nuk merr asgjë në Vilnus", tha ai.

rasmusen, pas udhëtimit nëpër Evropë dhe në SHBA, gjatë të cilit tentoi ta përforcojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pohoi se, nëse Kievi e kërkon atë, sistemimi i trupave të huaja në Ukrainë do të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Sekretari aktual i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg konfirmoi se në Vilnus do të shqyrtohet shkalla e caktuar e garancave të sigurisë për Ukrainën, por theksoi se garanca të plota mund t'u ofrohen vetëm anëtareve të Aleancës.

Aleanca së pari premtoi se do t'i japë anëtarësim Ukrainës që në vitin 2008, ndërsa Kievi zyrtarisht parashtroi kërkesë për inkuadrim në shtator të vitit të kalaur, edhe pse çështja e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë prej atëherë nuk ka përparuar.

Disa anëtare të NATO-s mbetën mbështetëse të fuqishme të anëtarësimit të ukrainës në bllok dhe u bëjnë thirrje vendeve të tjera të definojnë rrugë të qartë për Kievin drejt anëtarësimit.

Grupi i anëtareve nga Evropa Lindore, të njohura si "Nëntëshja e Bukureshtit" para dy ditësh në Bratisllavë publikuan kumtesë në të cilën i bënë thirrje NATO-s në Vilnus "të fillojë marsh rutë të re politike që do të çojë drejt anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë" dhe të angazhohet për "pako më të fuqishme, hsumëvjeçare dhe gjithpërfshirëse të mbështetjes për Kievin".

Edhe pse Uashingtoni vazhdimisht konfirmon se Ukraina një ditë do t'i bashkangjitet Aleancës, SHBA-ja për momentin i kushton vëmendje më të madhe konfliktit aktual me Rusin, duke shpresuar se më vonë do ta zgjidhin çështjen e anëtarësimit të Kievit.

Megjithatë, ambasadorja amerikane në NATO, Xhulian Smith, dje për gazetën Gardian deklaroi se personat zyrtarë tani "po shqyrtojnë një sërë opsionesh për ta sinjalizuar përpairmin e Ukrainës në marrëdhëniet me NATO-n", edhe pse ajo nuk saktësoi se çka mund të thotë kjo. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR