• e diel, 30 qershor 2024

Raportuesja speciale e KB-së: Ka arsye legjitime që të tregohet se Izraeli ka kryer gjrnocid në Gaza

Raportuesja speciale e KB-së: Ka arsye legjitime që të tregohet se Izraeli ka kryer gjrnocid në Gaza

Gjenevë, 26 mars 2024 (MIA) - Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara (KB) për Palestinën, Françeska Albaneze, ka deklaruar se ka arsye legjitime për të besuar se Izraeli e ka kaluar pragun për të kryer “gjenocid” ndaj palestinezëve në Gaza.

Raporti i titulluar "Anatomia e gjenocidit", i cili trajton sulmet e Izraelit në Gaza, u publikua si pjesë e sesionit të 55-të të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut.

Raporti thotë se Izraeli ka shkatërruar Gazën me sulme që kanë vazhduar që nga 7 tetori i vitit 2023.

"Më shumë se 30,000 palestinezë u vranë, duke përfshirë më shumë se 13.000 fëmijë", thuhet në raport, duke shtuar se më shumë se 71.000 njerëz u plagosën dhe shumë mbetën të paaftë.

Raporti thekson se 70 për qind e zonave të banuara të Gazës janë shkatërruar, 80 për qind e popullsisë është zhvendosur me forcë dhe shumë trupa mbeten nën rrënoja.

"Mijëra njerëz janë ndaluar dhe sistematikisht i janë nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues", thuhet në raport, duke shtuar se kjo traumë e madhe e përjetuar nga palestinezët do të zgjasë me breza.

Raporti thekson se ka arsye legjitime për të besuar se Izraeli ka kaluar pragun për të kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza. "Një nga gjetjet më të rëndësishme në këtë rast është se qeveria izraelite, udhëheqja ushtarake dhe ushtarët kanë shkelur qëllimisht parimet e ligjit të luftës për të justifikuar dhunën gjenocidale kundër popullit palestinez". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR