• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Raporti i KB-së: Irani dhe Hezbollahu mbështetën zhvillimin ushtarak të Huthëve

Raporti i KB-së: Irani dhe Hezbollahu mbështetën zhvillimin ushtarak të Huthëve

Nju Jork, 26 shtator 2024 (MIA) - Milicia e huthëve në Jemen është zhvilluar "nga një grup i armatosur lokal me kapacitete të kufizuara në një organizatë të fuqishme ushtarake" me ndihmën e gardës revolucionare islamike të Iranit (IRGC), grupit libanez Hezbollah dhe specialistëve irakianë, theksohet në raportin konfidencial nga monitoruesit e KB-së për zbatimin e sanksioneve, transmeton "Tajms of Izrael".

Paneli i pavarur i ekspertëve i cili raporton çdo vit në Këshillin e Sigurisë së KB-së, potencon se Huthët morën trajnim taktik dhe teknik jashtë Jemenit, duke udhëtuar me pasaporta të falsifikuara në Iran, Liban dhe Irak.

"Shumica e dëshmive të mbledhura nga paneli nga ekspertë ushtarakë, persona zyrtarë të Jemenit dhe madje edhe individë të afërt me Huthët tregojnë se ata nuk kanë kapacitetin për të zhvilluar dhe prodhuar sisteme komplekse armësh vetë pa mbështetjen e huaj", shkruhet në raportin më të ri nga ekspertët e KB-së në të cilën si ekspertizë kishte një pjesë të mediave perëndimore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR