• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raport: Bota në vitin 2021 gjeneron sasi rekord të mbetjeve plastike për një përdorim

Raport: Bota në vitin 2021 gjeneron sasi rekord të mbetjeve plastike për një përdorim

Uashington, 6 shkurt 2023 (MIA) – Edhe krahas rritjes së ndërgjegjësimit të konsumatorëve, vëmendjes dhe rregullimit korporativ, bota po gjeneron një sasi rekord të mbetjeve plastike për një përdorim, sipas një raporti të ri të publikuar sot.

Siç raportoi DPA, gjashtë milionë shtesë metrikë mbeturina ishin gjenereuar në vitin 2021  në krahasim me vitin 2019 – kryesisht nga lëndët e para të bazuara në lëndë fosile. 

Në vitin 2021 është krijuar një rekord prej 139 milionë tonë metrikë mbetje plastike për një përdorim, thuhet në Indeksin e dytë të prodhuesve të mbetjeve plastike të përpiluar nga Fondacioni Filantropik Minderu. 

 Emetimet e gazrace të qelqta  nga plastika me përdorim të vetëm në vitin 2021 ishin ekuivalente me emetimet e përgjithshme të Britanisë, 460 milionë ton ekuivalent CO2.

Pjesa më e madhe e emetimeve prodhohen nga industria e naftës dhe gazit dhe petrokimike në pjesën "e sipërme" të ciklit jetësor, thuhet në raport. Riciklimi mekanik redukton emetimet me të paktën 30 deri në 40 për qind në krahasim me prodhimin e polimereve nga lëndët   fosile me shmangien e emetimeve "të sipërme".

 Lista e top 20 kompanive petrokimike që prodhojnë polimere të virgjër të lidhur për plastikë për një përdorim mbetet efektivisht e pandryshuar.

Endrju Forrest, themeluesi i Minderut, i përshkroi rezultatet si "tronditëse". 

 "Na nevojitet një qasje thelbësisht të ndryshme, që do të  mbyllë rubinetin për prodhimin e ri të plastikës. a nevojitet një 'polimer premium' për çdo kilogram polimer plastik të bërë nga lëndë  fosile", shtoi Forest, i cili është gjithashtu drejtor ekzekutiv i gjigantit për mineral  hekuri "Forteskju metali". ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR