• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ramafosa do të ndërmjetësojë në paqen midis Ukrainës dhe Rusisë

Ramafosa do të ndërmjetësojë në paqen midis Ukrainës dhe Rusisë

 Varshavë, 15 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Afrikës së Jugut, Siril Ramafosa, sot paralajmëroi se Republika e Afrikës së Jugut dëshiron të ndërmjetësojë në negociatat e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

 Ramafosa është për vizitë në Poloni në kuadër të misionit afrikan për një plan të mundshëm paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Është paraparë që Ramafosa nesër në Ukrainë të takohet me Presidentin Volodimir Zelenskin, ndërsa të shtunën në Shën Petersburg me Presidentin rus Vladimir Putinin. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR