• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama: Vitin e ardhshëm Samiti i Komunitetit politik evropian do të mbahet në Shqipëri

Rama: Vitin e ardhshëm Samiti i Komunitetit politik evropian do të mbahet në Shqipëri

Tiranë, 19 korrik 2024 (MIA) - Kryeminsitri Edi Rama, i cili dje mori pjesë në samitin e liderëve evropianë që u tubuan në Oksford në pallatin Blenhajm, vendlindjen e liderit britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uinston Çerçill, sot kumtoi se vitin e ardhshëm Samiti do të mbahet në Shqipëri.

Rama publikoi video në rrjetet sociale ku shfaqi momente nga takimet që i pat dhe jep, siç e quan, lajm të gëzuar, se vitin e ardhshëm Shqipëria do ta presë Samitin e Komunitetit politik evropian.

Sipas tij, ky është edhe një fakt i rëndësishëm për pozitën e re të vendit të tij në skenën ndërkombëtare, ku deri "dje ishte e paimagjinueshme të jemi të respektuar si të barabartë".

"Mirëmëngjes dhe me lajm të bukur se vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë nikoqire e Samitit të Komunitetit politik evropian, si edhe një fakt i rëndësishëm për pozitën e re të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm që ishte e pamundur të imagjinohet të jemi të respektuar si të barabartë dhe të bëhemi stacion evropian i aktiviteteve të nivelit më të lartë politik, por na shihnin si paralagje e ngecur ballkanike. Të gjithëve ju dëshiroj ditë të mirë dhe të bukur", shkruan Rama.

Në margjina të Samitit ai pati disa takime ndërsa për herë të parë, pas një periudhe të gjatë, të marrëdhënieve të ftohura, edhe me kolegun grek Kiriakos Micotakis, ku mori pjesë edhe kreu i Këshillit evropian, Sharl Mishel. ab/

Foto: shërbimi qeveritar për shtyp

QËNDRONI TË LIDHUR