• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama: U fokusuam në planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Rama: U fokusuam në planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 17 korrik 2023 (MIA) - Pas takimit joformal që u zhvillua sot në Tiranë, me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varheji, për atë që u bisedua pasdite konferencë për shtyp mbajti nikoqiri Edi Rama.

Ai tha se në takim është biseduar për mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse pas luftës në Ukrainë janë përkrahur të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke krijuar kështu një hendek me vendet aplikuese për anëtarësim.

"Sot ishim në Tiranë me Komisionerin Evropian Varheji, i cili mbulon rajonin dhe ka për detyrë të merret me të gjitha çështjet që lidhen me zgjerimin dhe fqinjësinë dhe biseduam për këtë. Prej disa kohësh ne po përpiqemi të promovojmë një mënyrë të re për të parë hendekun që ekziston midis vendeve anëtare dhe vendeve tona, pas ndikimit të pandemisë, krizës energjetike në Ukrainë, e cila bëri që BE të shpërndajë fonde për vendet anëtare, gjë që zgjeroi hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare", tha Rama.

Sipas tij, është duke u përgatitur një pako financiare për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por siç iu përgjigj pyetjes së një gazetari, ende nuk dihet se sa do të peshojë fondi dhe cili shtet sa do të marrë.

Ai ka zgjedhur të mos flasë shumë për mungesën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në takimin e sotëm.

Pyetjes së një gazetari nëse “i vjen keq që i ka munguar vëllai i vogël”, Rama është përgjigjur shkurt se “nuk sheh interes sepse të gjithë ishin të ftuar dhe kush ka dëshiruar ka ardhur”.

Shkurt me një mesazh për të klikuar në faqen e tij në Fesjbuk, ku sipas tij, përmes një mesazhi për shqiptarët u ka dhënë përgjigje të gjithëve, i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për arrestimet dhe kallëzimet e fundit ndaj bashkëpartiakëve të tij, përfshirë ish-zëvendëskryeministri Arben Malaj.

Përndryshe në takimin e sotëm jozyrtar, i cili zgjati një orë e gjysmë, morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i Serbisë, Ana Bërnabiq, i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe i Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto.

Përndryshe, Shqipëria do të jetë nikoqir i Samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor të këtij viti. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR