• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama: Situata në veri të Kosovës është e rrezikshme, duhet të ndërmerren masa para se të jetë vonë

Rama: Situata në veri të Kosovës është e rrezikshme, duhet të ndërmerren masa para se të jetë vonë

Granada, 5 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi  Rama sot në Granada tha se është i brengosur për situatën në veri të Kosovës, e cila, siç vlerësoi, është "shumë e rrezikshme" dhe duhet të ndërmerren masa  para se të jetë vonë.

"Të gjithë jemi të brengosur sepse situata është shumë e rrezikshme. Çdo vit rritet rreziku potencial, ndërsa aktivitetet kriminele në fushën ku jeton pjesa më e madhe e pakicës serbe tani plotësisht përputhet me agjendën politike", tha Rama pas mbërritjes në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian.

Rama tha se BE-ja duhet të ndërmarrë masa kundër Serbisë për shkak të konfliktit të armatosur në Banjskë, duke pësëritur se Shqipëria për herë të parë në 10 vitet e fundit nuk u harmonizua me vendimin e jashtëm politik të BE-së.

"Ne gjithmonë kemi konsideruar se autoritetet e Kosovës duhet të jenë proaktive dhe konstruktive në dialog dhe të përdorin planin franko-gjerman, që është një marrëveshje shumë e mirë për Kosovën dhe rajonin. Por vetë fakti që Serbia shpalli ditë zie për vrasjen e anëtarëve të një grupi kriminal paraushtarak që vrau një polic mjafton që BE-ja të thotë se nuk është evropiane, se nuk është e pranueshme dhe se është e dënueshme", tha Rama.

Në pyetjen nëse kishte frikë se mund të ketë luftë, Rama tha se "lufta është fjalë e madhe", por duhet të ndërmerren masa para se të jetë vonë. Ai theksoi se është e rëndësishme të ekzistojë vullnet për përforcimin e misionit të KFOR-it në veri të kosovës dhe me ç'rast shfaqi shpresën se dialogu do të vazhdojë.

Sipas tij, samiti i Komunitetit Politik Evropian është një vend i mirë për ndërveprim, por nuk është platformë ku mund të zgjidhen çështjet konkrete dhe krizat.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, Rama tha se ekziston "Evropë e rendit të parë dhe të dytë" dhe se duhet të jemi realist dhe të mos presim se BE-ja me 27-të anëtarë, e cila ka probleme me vendimmarjen kompakte dhe planifikimin strategjik, së shpejti mund të zgjerohet në 33 ose 35 anëtare.

Në vend të "gjithçka ose asgjë" për vendet që nuk janë anëtare, shtoi ai, duhet gjetur një qasje e re dhe të shqyrtohen alternativa të reja.

"Fryma e bashkësisë politike evropiane mund dhe duhet të transferohet në BE pa dhënien e menjëhershme të nevojshme të anëtarësimit të plotë, sepse kjo nuk do të ndodhë", tha kryeministri shqiptar. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR