• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama porositi se në Shqipëri ka rënë miti për paprekshmëri

Rama porositi se në Shqipëri ka rënë miti për paprekshmëri

 Tiranë, 13 nëntor 2023 (MIA)  -  Kryeministri shqiptar  Edi Rama nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së në Pogradec theksoi se në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm.

Ai shtoi se reformën në drejtësi nuk e solli SHBA-ja, por vetëm një forcë në Shqipëri, ndërsa kjo është Partia Socialiste

 "Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm. Ka disa që thonë se Amerika e solli reformën në drejtësi. Me çfarë e solli Amerika, me aeroplan? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë në tokë, Partia Socialiste”, tha Rama.

 Drejtësia është ambicia jonë më të lartë, tha dhe theksoi se janë përpjekjur për të bërë reformën në drejtësi që nga koha kur socialistët ishim në opozitë. 

"Kur kemi qenë në opozitë i kemi propozuar qeverisë asokohe ka disa që thonë se ne kontrollojmë drejtësinë, këtë e thonë se nuk është mësuar njeri këtu, sidomos këta që kanë pasur pushtet, që të funksionojë kështu. Ashtu ka funksionuar kur ishin ata në pushtet, drejtësia ishte farsë, e telekomanduar, sot nuk është", ka theksuar Rama.

 Foto: Partia Socialiste e Shqipërisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR