• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama porositi Athinën zyrtare për rastin “Beleri”: Nuk ka shanse dhe nuk ka vend për kërcënime

Rama porositi Athinën zyrtare për rastin “Beleri”: Nuk ka shanse dhe nuk ka vend për kërcënime

 Tiranë, 25 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për shtyp në pyetjen e gazetarëve  për rastin “Beleri” dhe kërcënimet e funksionarëve grekë për bllokimin e mjeteve nga BE-ja dhe integrimet evropiane, tha se është “ shumë krenare për atë që ka bërë deri më tani vendi lidhur me reformat në gjyqësor dhe se nuk ka asnjë shans dhe vend për kërcënime”.

“Qëndrimi ynë do jetë që drejtësia në Shqipëri duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme sesa mbrojtja me të njëjtën mënyrë sesi kemi vepruar me të gjitha rastet e tjera, e qetësisë së veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Asnjë lloj interference mbi sistemin e drejtësisë, nuk do gjejë përkrahje. Nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë, nuk presim prej tyre asgjë tjetër veçse të zbatojnë ligjin, nuk kemi asgjë për t’i dhënë veç mbështetjes tonë pa kushte”, tha Rama. 

 Reforma  në gjyqësor në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e vështira, më e paimagjinueshme që i ka ndodhur shtetit shqiptar në historinë e tij, vlerëson ai dhe shton se “që nga dita e parë e formimit të shtetit shqiptar, asnjëherë nuk ka pasur një gjyqësor të tillë, të mos pyesjësh kush je, por të veprosh kundër kujtdo që ka gabuar para ligjit".

 Rasti "Beleri"  ka të bëjë me Fredi Belerin, kryebashkiakun e rizgjedhur të qytetit bregdetar të Himarës, i cili si i dyshuar për korrupsion në zgjedhje u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 14 maj. Të gjitha kërkesat për ndryshimin e masës së burgut në arrest shtëpie, në mënyrë që ai të japë betimin si kryetar bashkie, janë hedhur poshtë nga të gjitha instancat gjyqësore dhe këto ditë avokati i tij ka paralajmëruar ankim në Strasburg.

 Foto: FB i Edi Ramës

 

QËNDRONI TË LIDHUR