• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Rama paralajmëroi kufizime në furnizimin me energjinë elektrike dhe apeloi për kursim

Rama paralajmëroi kufizime në furnizimin me energjinë elektrike dhe apeloi për kursim

Tiranë, 24 korrik 2022 (MIA) – Kryeministri shqiptar Edi Rama, e paralajmëroi opinionin shqiptar se janë të mundura kufizime të energjisë elektrike, pasi, siç tha, Shqipëria nuk ka marrë mjaftë rrymë. Ai shtoi se Qeveria ka përgaditur plan për kursim të jashtëzakonshëm të energjisë elektrike, ku parashihet edhe kufizimi në rast të nevojës.

Rama, duke e cekur shembullin me Gjermaninë, ku siç tha, ndërgjegjja e qytetarëve është në nivel të lartë dhe kanë filluar më shkurtë dhe më rrallë të bëjnë dush, kërkoi nga qytetarët të kursejnë energji elektrike.

Konsumi ditor i energjisë elektrike në vend është rreth 25 milionë kilovatë orë. Gjatë kushteve të volitshme hidrologjike nevojat i përmbush nga prodhimi i kaskadës së lumit Drin, ku janë tre hidrocentrale, Fierza, e cila është e dyta sipas madhësisë në Ballkan, pas asaj në Danub, pastaj Koman dhe Vau i Dejes.

Për shkak të hidrologjisë jo të volitshme, thatësirës, që rezultoi me prodhim të zvogëluar, por edhe çmimit të rritur të rrymës, në mars të këtij viti Qeveria lëshoi urdhër, me të cilin në të gjitha qytetet dhe vendbanimet është shkyçur ndriçimi i ndërtesave publike, rrugëve, shesheve dhe autostradave. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR