• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama për njeri të parë të SHISH-it propozon Vlora Hysenin

Rama për njeri të parë të SHISH-it propozon Vlora Hysenin

Tiranë, 17 mars 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama në takimin e sotëm, presidentit të shtetit, Bajram Begajt i ka prezantuar propozimin për emërimin e kosovares Vlora Hysenit, këshilltare aktuale në qeverinë e tij, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të të Shtetit (SHISH). 

"Sot i prezantova presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Vlora Hysenit drejtore të Shërbimit Informativ të Shtetit, me bindje të plotë se përgatitja e lartë, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të intelegjencës, janë garanci e plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit intelegjent shqiptar", ka njoftuar Rama në Fejsbuk. 

Duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera mes kryeministrit dhe kreut të shtetit, Begaj pritet të nënshkruaj dekretin për emërimin e saj në këtë detyrë.

"Hyseni është eksperte dhe njohëse e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Njeh disa gjuhë të huaja. Ajo ka mbajtur pozita të larta në Agjencinë kosovare dhe në një periudhë të caktuar ka qenë edhe personi i parë i saj. Më 1 korrik të vitit 2021 presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e shkarkuan nga posti i zëvendës drejtores, ndërsa shkurtë më pas ajo u bë këshilltare në kabinetin e Ramës", njoftojnë mediat.

Vjen në vendin e Herolind Bendos, i cili në mes të dhjetorit të vitit të kaluar ishte shkarkuar me propozim të Ramës dhe me dekretin e Begajt.  Sipas elaborimit, Bendo ka kërkuar personalisht largimin nga detyra për shkak të vazhdimit të studimeve pasdiplomike në Universitetin kombëtar të Mbrojtjes në SHBA. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR