• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama për "Fajnenshëll tajms": Marrëveshja me Italinë për emigrantët është unike, marrëveshje të tilla na kërkuan dhe Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera, por ne tham jo

Rama për

Tiranë, 28 maj 2024 (MIA) - Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët është unike, edhe krahas interesit nga qeveritë e tjera që këtë marrëveshje ta nënshkruajnë me ne, ne thamë jo, deklaroi kryeministri Edi Rama për "Fajnenshëll tajms".

“Unë thash jo. Sepse nuk ka kuptim për mua. Italia është shumë e veçantë për ne, më shumë se një marrëdhënie strategjike. Është një miqësi e rrënjosur thellë. Marrëveshja me Italinë bazohej në një histori të gjatë të zbatimit të ndërsjellë të ligjit, me roje bregdetare italiane që ndihmonin Shqipërinë të kontrollonte emigracionin në vitet 1990-ta dhe përpjekjet e fundit të përbashkëta kundër kontrabandës me drogë", shtoi Rama.

Sipas tij, nënshkrim të kësaj marrëveshje kërkon edhe Britania e Madhe, por ai atë e ka refuzuar.

"Boris Xhonson më telefonoi dhe më tha se e vlerëson lidershipin tim dhe duhet të bënim diçka së bashku. Të kemi marrëveshje që Britania e Madhe të sjell emigrantë të paligjshëm në Shqipëri për t'i mbajtur këtu, për t'i procesuojë. Thash, më falni, kjo nuk mundet", thekson Rama.

Ndryshe nga marrëveshja italiane, e cila është për strehimin deri në 3.000 persona në të njëjtën kohë, oferta e Mbretërisë së Bashkuar nuk ishte “numër fiks”.

”Ishte për të gjithë ata që shkonin në Britaninë e Madhe si tranzit. Unë thash se nuk ka asnjë mënyrë. Pastaj, kishim të tjera që nuk do t’i përmend. Ndër vendet më të pasura në Evropë”, tha Rama.

Përveç Shqipërisë, thekson ai, edhe vendet e tjera të Ballkanit mund të ndihmojnë nëse procesi do të strukturohej mirë dhe do të ruhej brenda ligjit ndërkombëtar. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR