• e premte, 27 dhjetor 2024

Rama: Nuk reagova më herët lidhur me mosftuarjen në Athinë për të mos i shqetësuar nikoqirët dhe mysafirët e nderuar

Rama: Nuk reagova më herët lidhur me mosftuarjen në Athinë për të mos i shqetësuar nikoqirët dhe mysafirët e nderuar

Tiranë, 22 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama reagoi lidhur me takimin joformal që kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis e thirri me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë edhe shefja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, në të cilin ai nuk ishte i ftuar.

Shqipëria u ftua në nivel të presidentit, por shefi i shtetit, Bajram Begaj refuzoi të shkojë për shkak të "agjendës së konstatuar paraprakisht".

Rama shkruan se nuk ka reaguar më herët sepse nuk ka dashur t'i shqetësojë nikoqirët dhe mysafirët "me shtim të zhurmës para miqve të mi të mirë të tubuar në Athinë, në mënyrë që ta kryejnë punën". 

"Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt fatkeq të mos ngatërroi. të nderuar të ftuar. Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq", shkroi Rama.

Rama thekson se në tetorin që vjen, Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë. "Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh", tha Rama.

Shton se e kupton presionin nga palët e treta, të etur për ta shfrytëzuar çdo mundësi për të bërë mal nga një kodër.

"Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara, ka male të vërteta për t’u ngjitur. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Shumë është në rrezik globalisht, që ne të bëhemi peng i politikës së brendshme fisnore", thekson Rama.

Shkaku kryesor që kryeministri shqiptar nuk u ftua në Athinë ndërkaq që ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve Micotakis-Rama, është çështja "Beleri", që ka të bëjë me arrestimin nën dyshim për korrupsion zgjehdor dhe mbajtja në paraburgim e prefektit të Himarës, Fredi Beleri, pjesëtar i minoritetit grek. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR