Rama nesër për vizitë zyrtare në Gjermani
- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë.
- Post By Fami Bajrami
- 21:29, 6 mars, 2023
Tiranë, 6 mars 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë.
Vizita është në funksion të rolit si nikoqire e Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, të cilin kryeministri Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.
"Kryeministri do të ketë nesër takim me kancelarin gjerman Olaf Sholc, me fokus koordinimin në kuadër të presidencës shqiptare me Procesin e Berlinit, pas së cilës do të vijojë takim i dy delegacioneve. Në takim, ndër të tjera, do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh në sferën e ekonomisë dhe politikës së jashtme, si dhe për procesin e paraqasjes së Shqipërisë në BE", qëndron në kumtesën e kabinetit të kryeministrit shqiptar, transmeton Top Çanell.
Pas takimit Sholc dhe Rama do të mbajnë konferencë të përbashkët shtypi.
"Do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, gjatë të cilëve do të bisedojë mbi perspektivën e Shqipërisë në kuadër të zhvillimit rajonal të turizmit, si dhe rolin e Gjermanisë në këtë drejtim, nëpërmjet investimeve në këtë sektor, si dhe rritjen e numrit të turistëve gjermanë në Shqipëri", theksohet tutje në kumtesë.
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë edhe Panairin ndërkombëtar të turizmit e cila për çdo vit pret rreth 10.000 ekspozues nga më shumë se 180 vende, ndër të cilët do të jetë edhe stenda shqiptare.