• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama në vizitë të paparalajmëruar në Turqi në takim me Erdoganin

Rama në vizitë të paparalajmëruar në Turqi në takim me Erdoganin
Tiranë, 11 tetor 2022 (MIA) – Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot udhëton për vizitë të paparalajmëruar në Turqi, në takim me presidentin Rexhep Taip Erdogan, transmeton Ora Njuz.
"Ende nuk ka informacione për arsyen që e ka shtyrë shefin e qeverisë të fluturojë për në Ankara, një ditë para se të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg", thekson televizioni.
Thekson se Turqia i ka premtuar Shqipërisë gjashtë dronë “Bajraktar” të cilët sipas Ramës do të shfrytëzohen për shërbime shtetërore.
Takimi vjen disa ditë pas mbylljes së kolegjit turk “Mehemet Akif”, vendim për të cilin qeveria shqiptare akuzohet se ka marrë direktivë nga Erdogani, pasi është financuar nga organizata “FETO”, thekson mediumi.
Akuza të tilla i përgënjeshtroi kryeministri i Shqipërisë, duke e justifikuar vendimin me mosrespektimin e standardeve. fb/
 

QËNDRONI TË LIDHUR