• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama në takim me diasporën shqiptare në Londër, i pritur me protesta

Rama në takim me diasporën shqiptare në Londër, i pritur me protesta

Tiranë, 24 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama sot ndodhet në Londër, në kuadër të takimeve me diasporën shqiptare. Ai, si në takimet e mëparshme, kërkoi mbështetje për zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, për një mandat të katërt, në mënyrë që “Shqipëria të bëhet anëtare e barabartë e BE-së deri në vitin 2030”.

"Flamuri ynë kombëtar do të ngritet si i barabartë mes të barabartëve, si simbol i bashkimit tonë në BE. Sot nuk jeni vetëm bashkatdhetarë me të drejtë vote, ju jeni votues që mund të merrni pjesë në zgjedhje, duke ushtruar të drejtën e votës prej aty ku jeni. Ju them hapur juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që pranverën e ardhshme dua vota e juaj nga ky gadishull t'ju bëjë edhe më krenarë në sytë e botës dhe ta bëjë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe për ata shqiptarë që u vërbuan sot dhe fatkeqësisht keq janë të informuar", tha mes tjerash Rama.

Ai shtoi se është në kërkim të votës së diasporës, që për herë të parë voton në këto zgjedhje, që së bashku "të bëjmë Shqipërinë më të mirë edhe për fëmijët sabotuesve, të cilët ishin sot në sallë dhe atyre jashtë saj".

Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe disa ministra, para sallës ku po mbahet takimi, u prit me një protestë nga një grup i vogël, i udhëhequr nga kryetari i degës tejkufitare të Partisë Demokratike në opozitë.

Në Britaninë e Madhe, sipas mediumeve, jetojnë. mbi 200.000 shqiptarë, nga Shqoipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por shumica nga Shqipëria.

Takimin e parë me diasporën Rama e mbajti në Athinë më 12 maj, pas çka më 26 të muajit të njëjtë ishte në Milano, në Nju-Jork më 26 tetor, ndërsa më 3 nëntor në Selanik. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR