Rama: Në Shqipëri 86 për qind rritje e numrit të turistëve sipas klasifikimit të Komisionit Evropian të Udhëtimeve
- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot ka ndarë klasifikimin e Komisionit Evropian të Udhëtimeve, ku Shqipëria është në vendin e parë me 86 për qind rritje të numrit të turistëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:41, 21 korrik, 2024
Tiranë, 21 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot ka ndarë klasifikimin e Komisionit Evropian të Udhëtimeve, ku Shqipëria është në vendin e parë me 86 për qind rritje të numrit të turistëve.
Rama vlerëson se Shqipëria turistike konfirmohet edhe një herë si një "histori e bukur suksesi".
"Klasifikimi i Komisionit Evropian të Udhëtimeve, në bazë të fluksit të hyrjeve në vendet e Evropës, tregon rritje ose rënie të prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi", shkruan Rama në rrjetet sociale.
"Në raportin e KE-së për gjashtëmujorin e parë, Shqipëria është në vendin e parë për nga rritja e turizmit, duke lënë pas vende të tjera si Greqia apo Turqia. Përqindja e rritjes së turizmit në Shqipëri është 86 për qind, ndërsa Greqia ka një rritje prej 25 për qind krahasuar me vitin 2019", raportuan mediat shqiptare.
Përveç Shqipërisë, rritje shnojnë Serbia për 40%, Malta 37%, Bullgari 29%, Portugalia 26% dhe Turqia 22%, ndërsa rënie është shënuar në Lituani 15%, Estoni 16% dhe Letoni 24%.
Shqipërinë vitin e kaluar e kanë vizituar 10 milionë turistë që është për 2.5 milionë më shumë krahasuar me një vit më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, numri i tyre është mbi 4.5 milionë.
Foto: Fesjbuk