• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama në Forumin “Global Gateway” : “Martesa me BE-në është më e vështira, por ja vlen”, porosis Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të mos ndahen nga programet financuese europiane

Rama në Forumin “Global Gateway” : “Martesa me BE-në është më e vështira, por ja vlen”, porosis Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të mos ndahen nga programet financuese europiane

Tiranë, 25 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në Komisionin Evropian në sesionin e hapjes së forumit “Global Gateway” foli për sfidat aktuale të Europës si edhe prioritetet e zhvillimit dhe theksoi se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve financuese europiane, njoftoi bcnews.al.

“Kjo është martesa më e vështirë, por që ja vlen. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën e duke qenë i lumtur me të, unë besoj që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë dhe të tjerët kur të martohen me BE-në. Do t'ju tregoj një fakt të vogël sepse dua që ta dini që e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Evropën dhe Bashkimin Evropian është pa kushte, por nuk është e pa mend", ka thënë Rama.

Vetëm mendoni, ka theksuar ai, se jemi të rrethuar me kufijtë e BE, ndërsa "fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Evropian. Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë".

"Ky është një hendek shumë i madh që ne e mbushim me dashuri, që e mbushim me shpresë, që e mbushim me ambicie, që e mbushim me ide shumë të qartë që nuk ka asgjë më të mirë që mund të lëmë pas për fëmijët tanë, por shpresoj fort që ajo çfarë Presidentja e Komisionit dhe ky Komision po punojnë fort për të bërë, do t’ia dalin me sukses sepse në fund të fundit, fëmijët tanë nuk duhet të trashëgojnë vetëm testamentin e dashurisë, por edhe provën që kjo martesë është e vetmja që ia vlen të kesh”, ka thënë ndër të tjera Rama. 

Ai gjithashtu theksoi se janë të nevojshme reforma dhe demokratizim i mëtejshëm. ls/

Foto: FB Rama

 

QËNDRONI TË LIDHUR