• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama në debat me ambasadorin rus në KB për fjalimin e Zelenskit

Rama në debat me ambasadorin rus në KB për fjalimin e Zelenskit

Nju-Jork, 20 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama, vendi i të cilit po kryeson mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar luftës në Ukrainë, u grind me ambasadorin rus se pse presidenti ukrainas foli i pari.

Rama fillimisht shpjegoi se tema është lufta në Ukrainë dhe kjo është arsyeja, se është kështu sipas rregullave.

"Ne duam t'ju pyesim - mbi çfarë baze vendosët t'i jepni fjalën presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, shumë prej të cilëve janë të përfaqësuar këtu në nivelin e presidentit dhe kryeministrit?, pyeti ambasadori rus në KB Vasilij Nebenzja.

"Më duhet të them, kur i gjithë ky mësim për shkeljen e rregullave në këtë ndërtesë vjen nga ju, është vërtet mbresëlënës. Por duke qenë se ju përsëritët disa herë se shkelja është se presidenti Zelenski flet para se të flasin anëtarët e Këshillit, unë kam një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të flasë. Çfarë e bëri të rëndësishëm këtu dhe pse është e rëndësishme që fillimisht ta dëgjojmë e më pas të flasim, për këtë keni përgjegjësi ju, jo ne", iu përgjigj Edi Rama. sa/

Foto: KS e KB-së

QËNDRONI TË LIDHUR