• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rama: Mos kërkoni kinezë, rusë, marsianë pas Ballkanit të Hapur

Rama: Mos kërkoni kinezë, rusë, marsianë pas Ballkanit të Hapur

Podgoricë, 27 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se sot kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviq, shprehu qëllimin e tij për organizimin e një samiti joformal të nismës Ballkani i Hapur në Mal të Zi në qershor të këtij viti, dhe vlerësoi se kjo nismë është "e nevojshme dhe plotësuese" e Procesit të Berlinit.

"Falenderoj Abazoviqin për dëshirën e shprehur për të organizuar Samitin e Ballkanit të Hapur në qershor në Mal të Zi, duke pasur parasysh se Procesi i Berlinit do të ketë samit në Tiranë në fillim të vjeshtës. Unë pretendoj se Ballkani i Hapur është i nevojshëm për të ringjallur ritmin e të gjitha vlerave dhe kërkesave që dalin nga Procesi i Berlinit", u tha Rama gazetarëve pas mbledhjes formale të dy qeverive në Podgoricë.

Në seancën zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje ndërshtetërore dhe memorandume bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës, energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe mediave, mbrojtjes dhe shëndetësisë.

Kryeministri i Shqipërisë është i mendimit se nisma Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit "e plotësojnë njëra - tjetrën".

“Nuk mund të mjaftohemi vetëm me drejtimin e Procesit të Berlinit, por duhet të vëmë në dispozicion forcat tona për të ringjallur idetë që janë baza e asaj nisme”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë porositi se pas nismës Ballkani i Hapur nuk duhet të kërkohet "dora e fshehtë" e Kinës, Rusisë ose Gjermanisë.

“Mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë në nismën e Ballkanit të Hapur, asnjë. Mos shihni pas Ballkanit të Hapur as kinezë, as rusë, as marsianë, madje mos shihni as gjermanë”, tha Rama.

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç vlerësoi se “Ballkani i Hapur” ka jetësuar Procesin e Berlinit.

"Mirë që e ringjalli, i kaluam marrëveshjet. Mali i Zi i miratoi dhe shpresoj se do të ratifikohen në seancën e ardhshme të qeverisë. Ne planifikojmë të organizojmë një takim jozyrtar në qershor. Nuk është një takim klasik i Ballkanit të Hapur, por në kuadër të bashkëpunimit rajonal, tha Abazoviq.  Ideja që i paraqita Ramës është që, nëse rrethanat politike e lejojnë, së shpejti mund të organizojmë një takim jozyrtar ku do të përpiqemi të sjellim të gjithë liderët nga Ballkani Perëndimor për të krijuar një atmosferë siç patëm sot. Është në interes të vendit tonë që të kemi harmoni më të madhe në fqinjësi", shtoi Abazoviq. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR