• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama me mbështetje për Erdoganin u bën apel qytetarëve me origjinë shqiptare që të votojnë për të, Berisha me apel të kundërt

Rama me mbështetje për Erdoganin u bën apel qytetarëve me origjinë shqiptare që të votojnë për të, Berisha me apel të kundërt

Tiranë, 9 maj 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të cilat do të mbahen më 14 maj, duke u bërë thirrje qytetarëve me origjinë shqiptare për të votuar për të.

Në një video-mesazh në Tuiter, Rama tha se “Erdogan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij”.

"Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Erdogani është një mik i mirë dhe i konfirmuar në ditët më të vështira", shton Rama, duke u bërë thirrje qytetarëve turq me origjinë shqiptare që të votojnë për Erdoganin.

Ky apel i Ramës, ish-presidentit shqiptar, ish-kryeministrit dhe kreut aktual të krahut më të madh të Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, vlerësohet si “ndërhyrje skandaloze dhe e paprecedentë e kryeministrit në zgjedhjet e një vendi që nuk është Shqipëria”.

"E dënoj publikisht ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën zgjedhore të vendit tonë mik, Turqisë. Lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan nuk përputhen me standardet e lidhjeve tradicionale mes kombeve tona të lira dhe mike. Këto lidhje janë para së gjithash në funksion të fuqisë së tyre reciproke", thotë Berisha.

Ndryshe nga Rama, ai u kërkoi shqiptarëve që jetojnë në Turqi që “të mbyllin veshët dhe të mos e dëgjojnë” dhe që çdo qytetar turk me origjinë shqiptare të votojë për “liritë e tyre dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje”.

Sipas mediave, në Republikën e Turqisë jetojnë rreth një milion shtetas me origjinë shqiptare. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR