• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rama më shumë se krenar nga kontributi i Shqipërisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Rama më shumë se krenar nga kontributi i Shqipërisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Tiranë, 3 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se është "më shumë se krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e vështirë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë".

"Nuk mund të mos jem më shumë se krenar për kontributin vendimtar dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (AKSHS) i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i duhur i punës është draft i BE-së", ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

"Shqipëria do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë", thekson ai.

Rama paralajmëroi se së shpejti do të udhëtojë për në Prishtinë që personalisht ta tregojë mbështetjen e tij. 

Siç raportojnë mediat shqiptare, Propozim-dokumenti që Rama u ka dorëzuar përfaqësuesve të lartë të BE-së është ai që përfaqësuesit evropianë i propozuan kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. fc/

Fotografia: Faqja në Fejsbuk e Ramës

QËNDRONI TË LIDHUR