• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama: Kosova është një realitet ndërkombëtar i pakthyeshëm, nuk duhet të mbahet peng nga askush

Rama: Kosova është një realitet ndërkombëtar i pakthyeshëm, nuk duhet të mbahet peng nga askush

Tiranë, 28 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij në seancën e 79-të të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, tha se Kosova është një realitet ndërkombëtar i pakthyeshëm dhe se nuk duhet të mbahet peng nga askush.

Ai u bëri thirrje 5 vendeve anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë dhe të mos e mbajnë peng anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

Rama theksoi se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të punojnë pareshtur mes tyre dhe me aleatët e partnerët për tu siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm.

"Kosova është sot realitet i pakthyeshëm mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me perspektivë të qartë evropiane. Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës e Ukrainës ka për synim të hutojnë këdo në këtë ndërtesë apo opinionin, por kurrë nuk mund të arrijnë të zbehin të vërtetën se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe anëtare aspirantë e komunitet euroatlantik. Nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën”, deklaroi Rama.

Sipas tij, në rajonin, pas më shumë se çerek shekulli plagët nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë kanë nevojë të shërohen, duke theksuar “bindjen e fortë të Shqipërisë për të parë të shkuarën me sytë e së ardhmes dhe të ardhmen me sytë e së shkuarës”.

Rama shtoi se "agresioni rus ndaj Ukrainës duhet të shërbejë si alarm i përhershëm për të gjithë ne", duke e përsëritur thirrjen drejtuar Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. ls/ 

 



QËNDRONI TË LIDHUR