• e premte, 27 dhjetor 2024

Rama: Kishim prova, doemos t’i ndërprisnim të gjitha lidhjet me Iranin

Rama: Kishim prova, doemos t’i ndërprisnim të gjitha lidhjet me Iranin
Tiranë, 19 shtator 2022 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ftuar në emisionin “Zgjohu Amerikë” “Wake Up America” i është referuar edhe sulmeve kibernetike ndaj vendit të tij të kryera nga Irani. “Kemi prova të bazuara nga ekip i Majkrosoftit dhe agjencive të specializuara amerikane se pas sulmit qëndron Irani i cili ka sponsorizuar katër grupe, njëri prej të cilëve është në krye të sulmeve kibernetike terroriste. Kjo nuk është akuzë, por fakt”, deklaroi Rama. Nga ana tjetër, shtoi ai, ne kemi kuptuar se është koha të ndërpriten të gjitha lidhjet me këtë regjim. “Nuk mund të lejojmë që ambasada e tyre të vazhdojë të jetë në qendër të kryeqytetit tonë dhe të shërbejë si qendër operative për këto sulme”, theksoi Rama në emisionin ku mysafir ishte edhe Riçard Grenell, ish i dërguar special i presidentit amerikan për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës. Grupi iranian “Drejtësia e atdheut” e cila mori përgjegjësinë, më 15 korrik bllokoi të gjitha sistemet qeveritare që ishin jashtë funksionit për tre javë. Sulmi i dytë ka qenë në datën 9 të këtij muaji ndaj sistemit TIMS në vendkalimet kufitare dhe sistemet e policisë së shtetit nga ku sot hakerët filluan të publikojnë informacione që janë të klasifikuara si top sekret. Kjo pasoi pasi dy ditë më parë qeveria shqiptare vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi të gjithë stafin e ambasadës.

QËNDRONI TË LIDHUR