• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rama kërkon shtet sovran të bektashinjve në Shqipëri, sipas shembullit të Vatikanit

Rama kërkon shtet sovran të bektashinjve në Shqipëri, sipas shembullit të Vatikanit

Tiranë, 23 shtator 2024 (MIA) - Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama, në fjalimin në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, u përqendrua në idenë e paraqitur edhe më parë, Qendra për rend botëror të bektashinjve të transformohet në "shtet sovran në Tiranë, i cili do të funksionojë sipas shembullit të Vatikanit".

Sipas tij, mbështetja e vendit të tij për këtë projekt bazohet në parimet e njejta të cilat çdoherë kanë qenë në deklaratën e Nënës Terezë se "se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe".

"Na duhet të kemi kurajën të pranojmë se së fundi, veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë. Herë pas here OKB nuk ka mundur të përmbushë shpresat e ne, popujve, e frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo, në Lindje, në Perëndim, në Veri e në Jug, ndërsa krizë pas krize bie mbi ne.  Këto kriza kanë shkatërruar terrenin e përbashkët, na kanë përçarë më tej e megjithatë edhe midis kësaj trazire, në mënyrë konstante kemi çuar dëm mundësitë që secila krizë na ka paraqitur për një ndryshim kuptimplotë. Pra si t’ia nisim të rindërtojmë atë besim që është gërryer?' Si të vërtetojmë që veprimi shumëpalësh nuk është thjesht një fjalë boshe, por fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen e ato të ngutshme të kësaj kohe. Si të dëshmojmë që fuqia jonë kolektive nuk është thjesht më e madhe se sa përpjekjet e fragmentarizuara, të shkëputura e ndonjëherë veprimet destruktive të kombeve individuale, por e vetmja rrugëzgjidhje që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të mos bjerë në kolaps përpara syve tanë", tha Rama, kumtuan mediumet. 

Ai shtoi se Shqipëria ndoshta është vend i vogël, por botës i ka dhënë shembuj të mirë.

"Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë, që është çuar për të mbrojtur humanizmin tonë të përbashkët. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërrua në të vetmin vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas lufte, se sa para saj. Komuniteti hebre u rrit 20-fish gjatë holokaustit falë familjeve muslilmane e të krishtere, që i mbrojtën nga nazistët. Më së fundi, pas shkatërrimit e rënies së Kabulit në duart e talibanëve 3 vjet më parë, ne strehuam disa mijëra afganë që në të kundërt do të kishin përfunduar në rrethin e nëntë të Ferrit!'. Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!", theksoi Rama.

Baba Mondi, i cili është prijës suprem u bektashinjve, rend shiit sufist i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por tani me seli është në Shqipëri, deklaroi se e përshëndetë këtë nismë, qëllimi i së cilës është ta pranojë rendin e bektashinjve si shtet të pavarur, autonom - i përkushtuar në mirëmbajtjen e traditës së vet shekullore të maturisë dhe përfshirjes shpirtërore.

Reagoi edhe lideri i Partisë opozitare demokratike dhe ish-kryeministër dheish-president, Sali berisha, i cili porositi se "krijimi i një shteti sovran bektashinj nuk është për besimtarët, por për vetë kryeministrin Rama".

Duke i përshëdnetur besimtarët, Berisha tha se duhet të kenë kujdes ndaj këtij projekti të kryeministrit Rama, sepse sipas tij, këtë e bën për t'i hequr mendimet  qytetarëve nga mashtrimet dhe nga qëndrimet antishqiptare.

Sipas regjistrimit të vitit 2023, në Shqipëri si bektashinj janë deklaruar 115.600 mijë prej 2.402.113 banorë të vendit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR