Rama kërkon nga BE-ja heqje urgjente të sanksioneve ndaj Kosovës dhe format të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, kërkon që Bashkimi Evropian menjëherë t'i heqë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe sërish të kyçet në format të ri të dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, sepse "formati ekzistues i dialogut mes dy vendeve nuk i dha rezultatet e dëshiruara".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:06, 30 nëntor, 2024
Tiranë, 30 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, kërkon që Bashkimi Evropian menjëherë t'i heqë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe sërish të kyçet në format të ri të dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, sepse "formati ekzistues i dialogut mes dy vendeve nuk i dha rezultatet e dëshiruara".
"Bashkimi Evropian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati evropian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati evropian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së", shkroi Rama në platformën "X"..
Sipas tij, shpërthimi i mbrëmshën është sabotim, sulm kriminel, vepër e rëndë penale e cila duhet sa më shpejtë të ndriçohet ndërsa kryesit të dënohen, me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë.
Dënim për "sulmin terrorist" shprehi edhe lideri i partisë demokratike opozitare, Sali Berisha, duke e vlerësuar si "skenar tipik për Rusinë e vogël (Serbinë), e cila me çdo kusht kërkon destabilizim të Kosovës".
DËnim të ashpër, nga paraburgimi, ku ndodhet, shprehi edhe lideri i partisë së Lirisë, Ilir Meta sipas të cilit "ky sulm kriminel dhe terrorist, i cili kishte për qëllim ta dëmtojë infrastrukturën kritike dhe mes më të rëndësishmeve të Kosovës, vjen nga banda të dirigjuara dhe orkestruara nga Serbia". ab/