• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama kërkoi që Evropa ta përkrah Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Rama kërkoi që Evropa ta përkrah Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Tiranë, 1 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama e dënoi sulmin terrorist në Ankara, që ka ndodhur në mëngjes dhe kërkoi që Evropa ta përkrah Turqinë në luftën kundër terrorizmit.

"Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ky sulm duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe të mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit", ka shkruar Rama në publikimin në platformën "X".

Përveç Ramës, ka reaguar edhe ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani.

"I tmerruar nga lajmi për sulmin në Ankara. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Turqinë dhe i dënon të gjitha format e terroirizmit", ka shkruar ai. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR