• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama iu bashkangjit thirrjes së SHBA-së: Kosova dhe Serbia të sillen me përgjegjësi

Rama iu bashkangjit thirrjes së SHBA-së: Kosova dhe Serbia të sillen me përgjegjësi

Tiranë, 30 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas thirrjes së SHBA-së deri te Serbia që t'i tërheq ushtarët nga kufiri me Kosovën dhe të zbatojë deeskalim emergjent në kufi.

"U bëj thirrje udhëheqësive të Kosovës dhe të Serbisë që të sillen me përgjegjësi dhe me mençuri", apeloi Rama në Fejsbuk dhe porositi se Shqipëria është e përkushtuar në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Në një nga publikimet paraprake në rrjetet sociale, Rama tha se "KFOR-i është NATO dhe nuk është fuqi okupatore në emër të Serbisë, as fuqi për ndarjen e territorit të Republikës së Kosovës, por përkundrazi, garancë shumë e madhe në çdo rast të kërcënimit", duke shtuar se reagimet ndaj deklaratës së tij se KFOR-i duhet ta ndërmarr kontrollin në veri "janë të sëmura dhe qesharake".

Rama shtoi se Qeveria e Shqipërisë ka komunikuar me nivelet më të larta të Aleancës euroatlantike që ta garantojë sigurinë në veri të Kosovës.

Gjendja aktuale në veri të Kosovës, ka qenë temë e bisedës edhe në takimin që ushtruesi i detyrës në Ambasadën e SHBA-së, Dejvid Uizner e ka relaizuar me ministrin shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani.

Ambasada përmes publikimit në rrjetet sociale informoi se kanë shprehur qëndrim të përbashkët se sulmi më 24 shtator është i papranueshëm dhe se personat e involvuar në të njëjtin duhet të dalin para drejtësisë.

Uizner, po ashtu, e ka përcjell falënderimin e SHBA-së për mikpritjen e Shqipërisë në pranimin e qytearëlve afganë, të cilët presin transfer, ndërsa iu falënderua Hasanit edhe për përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë për Ukrainën në Këshilli e sigurimit të KB-së. bsh/

Foto. FB

QËNDRONI TË LIDHUR