• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama: Incidentet në Kuvend i shkaktojnë ata që kanë probleme me drejtësinë

Rama: Incidentet në Kuvend i shkaktojnë ata që kanë probleme me drejtësinë

Tiranë, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeminstri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke komentuar ngjarjet në Shtëpinë ligjvënëse, kohët e fundit dhe dje kur u shkaktua kaos i plotë nga ana e deputetëve demokratë të krahut të Sali Berishës, vlerësoi se këtë e shkaktojnë njerëz që kanë probleme me drejtësinë.

"Në Kuvend ka ende një telash shumë të madh për dikë, por nuk është vetëm një person, por ka disa që kanë probleme me drejtësinë dhe që kanë marrë peng Parlamentin, me akte që njerëzit bëjnë zakonisht kur dalin jashtë kontrollit", theksoi Rama në takimin me anëtarët e partisë në Shkodër

Ai tha se në ngjarjet në taborin opozitar duhet parë si një leksion për Partinë Socialiste.

"Ajo na jep shumë mesazh të qartë. Patjetër të kujdesemi për të bashkuar njerëzit e zakonshëm. Ndarja e popullit, është nën dëm të vetë popullit. Kush përfiton nga ndarjet", shtoi Rama.

Deputetët opozitar nga nisma "Ripërtëritja e PD" dje kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit, ndër të tjera duke ndezur bomba tymi, duke u përplasur fizikisht me pjesëtarët e Gardës kombëtare të angazhuar për siguri, deri në tentativën e Flamur Nokës, ish ministrit të Brendshëm për t'i vënë flakën karrigeve të mbledhura që bllokuan foltoren. Pas pak minutash kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën.

Kjo ishte sjellja e njëpasnjëshme e mbështetësve të Berishës të cilët kanë deklaruar sot se "së shpejti do të fillojë padëgjueshmëri qytetare". rq/

Foto: Rama FB, Kuvendi i Shqipërisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR