• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama i gatshëm për dialog me opozitën, por thotë "për tango nevojiten dy vetë", për Gonzaton pengimi i punës së Kuvendit nuk është mënyrë

Rama i gatshëm për dialog me opozitën, por thotë

Tiranë, 31 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama lidhur me ngjarjet e fundit të inicuara nga opozita dhe çështjen nëse është i gatshëm për dialog me opozitën, tha se është i gatshëm të ulet, por sipas tij "diskutimi duhet të jetë përmes gjuhës, dhe jo muskujve".

"Dakordohem për dialog, por për tango nevojiten dy vetë. Kush është sot për dialog? Është shumë e thjeshtë! Kush nuk është për dialog? Edhe kjo është shumë e thjeshtë. Nuk kam me kë të bisedoj. Kur ishim në opozitë problemi ishte që pushteti nuk u dakordua të bisedojë me ne, ndërkaq nga dita e parë e deri më sot, kur unë jam në këtë funksion, nuk ka qenë problem që pushteti të ulet dhe të diskutojë, por diskutim përmes gjuhës, jo me duar dhe muskuj", deklaroi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me euroambasadorin Gonzato.

Në pyetjen e gazetarëve nëse KE-ja do të jetë dirigjent që do t'i kahëzojë partitë politike dhe t'i "nxisë në valle", ambasadori Gonzato tha se ai nuk është dirigjent i mirë, por opozita duhet ta gjejë rrugën e vërtetë, dhe jo ta bllokojë Kuvendin.

"E dua shumë muzikën, por nuk jam dirigjent i mirë. Më shumë do të dëshiroja të ulem në auditorium dhe ta dëgjoj muzikën. Gjithnjë theksoj, duke i apsur parasysh reformat që duhet t'i ndërmarrë Shqipëria, ta ndryshojë mënyrën në të cilën funksionon e tërë shoqëria. Suksesi i Shqipërisë u tkaon të gjithëve, secili duhet të ndjehet përgjegjës. Ekzistojnë mënyra për të shprehur pakënaqësinë. Nuk mendoj se pengimi i punës së Kuvendit është mënyrë, ka mënyra tët jera", tha Gonzato.

Shfaqi shpresë se do të gjendet mënyrë për angazhim të sërishëm të opozitës dhe se kjo kërkon gatishmëri dhe përkushtim nga të dyja palët.

Ndërkohë opozita sot e vazhdoi aksionin e padëgjueshmërisë civile në shtëpinë ligjvënëse. Deputetët e PD-së të cilët janë përjashtuar dhe nuk guxojnë të hyjnë në Kuvend, mbetën para objektit, të tjerët qëndruan para foltores, e më pas i morën karriget dhe i nxorën jashtë.

Deputetët e PD-së të cilët ishin jashtë nuk tentuan të hyjnë brenda përmes përplasjes me sigurimin, si deri më tani, por u ulën në tokë, të kryesuar nga Flamur Noka, i cili mbante bluzë në të cilën shkruante "Lirojeni Berishën". ab/

Fotо: Ramа/Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR