• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rama: Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë për herë të parë do të fluturojnë fluturaket pa pilot "Bajraktar" 

Rama: Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë për herë të parë do të fluturojnë fluturaket pa pilot

Tiranë, 4 mars 2024 (MIA) - Në Kuçovë sot hapet baza ajrore e NATO-s, e cila do të jetë në funksion të misioneve të Aleancës së NATO-s.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga montimi i 3 dronëve luftarakë “Bajraktar” që do të përdoren nga Forcat e Armatosura për misione ushtarake, por do të kenë mundësi të përfshihen dhe në operacione policore dhe civile.

Rama shprehët se dronët “Bajraktar” do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë.

Me këtë rast do të mbahet një ceremoni e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes ku janë të ftuar dhe do marrin fjalën 2 përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin dhe gjeneral lejtnant Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Lajmin për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, e cila është e para në Ballkanin Perëndimor, e bëri të ditur sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 15 shkurt.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe presidenti Bajram Bega, kryeministrit Edi Rama si dhe ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë.

Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojnë dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofajter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë. mb/

Foto: Faqja e FB të Edi Ramës

 

QËNDRONI TË LIDHUR