• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama e përgëzoi Kurtin për pranimin e propozimit për zhbllokimin e AKSHS-së

Rama e përgëzoi Kurtin për pranimin e propozimit për zhbllokimin e AKSHS-së

Tiranë, 26 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama u prononcua në Tuiter dhe shkroi se e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti "për pranimin e propozimit evropian për arritjen e progresit vendimtar drejt zgjidhjes për zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përmes intrumenteve për vetqeverisje si kornizë për bisedimet e ardhshme". 

Ai porositi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq duhet të dëshmojnë lidership për zbatimin e Marrëveshjes themelore për normalizimin e marrëdhënieve. 

"E përgëzoj kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të AKSHS-së përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm. Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme", shkroi Rama në "X" (ish Tuiter). 

Theksoi se "rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve". fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR