• e martë, 24 dhjetor 2024

Rama do të marrë pjesë në Samitin e bashkësisë politike evropiane në Budapest

Rama do të marrë pjesë në Samitin e bashkësisë politike evropiane në Budapest

Tiranë, 4 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Edi Rama të enjten do të qëndroj në Budapest, Hungari me ftesë të kolegut të tij, Viktor Orban.

"Orban e ftoi kryeministrin Rama të marrë pjesë në Samitin e bashkësisë politike evropiane në Budapest, së bashku me mbi 50 liderë të tjerë evropianë. Në qendër të këtij Samiti, Orban vendosi luftën kundër migracionit ilegal", raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Sipas ATSH-së, Orban mbështeti publikisht marrëveshjen Rama-Meloni për kampet për azilkërkuesit në Shqipëri dhe vlerësoi se pa ngritjen e kampeve për menaxhimin e kërkesave për azil jashtë BE-së, migracioni ilegal nuk mund të ndalet.

"Konfliktet dhe jostabiliteti janë në rritje në Afrikë. Migrimi i parregullt dhe instrumentalizimi i tij paraqet sfidë shtesë për Evropën. Ne do të diskutojmë sfidat e sigurisë, pas çka do të ndiqen nga katër sesione kryesore mbi migracionin dhe sigurinë ekonomike. Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e luftës kundër tij", thuhet në ftesën e Orbanit drejtuar kryeministrit Rama.

Hungaria do të kryesojë me BE-në deri në fund të dhjetorit. Ky vend luajti rol vendimtar në mbajtjen e Konferencës së Dytë ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor, e cila shënoi edhe hapjen reale të shqyrtimit të kapitujve të parë nga negociatat.

Shqipëria ka konsoliduar marrëdhëniet me Hungarinë. Në vitin 2021, kryeministri Rama ishte për vizitë zyrtare në Budapest. Dy vjet më vonë Orban vizitoi Tiranën, ku u nënshkruan disa marrëveshje dhe Rama vizitoi Budapestin më 12 tetor. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR