• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama: Beteja me Kurtin nuk është as personale, as politike, por konceptuale

Rama: Beteja me Kurtin nuk është as personale, as politike, por konceptuale

Tiranë, 2 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës dhe mosmarrëvehsjet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kurti është një mik, të cilin e çmon dhe respekton dhe se "beteja që po e bën me të nuk është as personale, as politike, por konceptuale".

“Dua të ritheksoj, kjo është një betejë konceptuale. Kjo nuk është një betejë personale, e as politike e imja me Albinin. Albini është një person, të cilin unë e çmoj, është një mik të cilin unë e respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj dot. Ky është një ballafaqim krejt i hapur, krejt i sinqertë, krejt demokratik për një interes shumë të madh dhe ky nuk është thjeshtë interesi i shtetit të Kosovës. Ky është interesi i kombit shqiptar”, ka thënë Rama.

Edhe më herët kryeministri i Shqipërisë deklaroi se "nuk mund ta mirëkuptojë Kurtin në situatë të krijuar me Kosovën lidhur me bashkësinë ndërkombëtare", duke e porositur se "nuk fiton me atë që sillesh si Don Kishoti".

Rama shtoi edhe se Kurtin e ka mik, ndërsa ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi vëlla.

"Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë", tha Rama, njoftoi Euronews Albania. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR