• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama: BE-ja është më e gatshme të jemi pjesë e saj, të bashkëpunojmë dhe ta braktisim "politikën e vjetër ballkanike"

Rama: BE-ja është më e gatshme të jemi pjesë e saj, të bashkëpunojmë dhe ta braktisim

Tiranë, 29 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë, vlerësoi se Bashkimi Evropian është më i gatshëm se më parë për zgjerim dhe vendet e rajonit duhet të përparojnë me planin e ri të rritjes, duke i porositur liderët e rajonit të mos humbasin kohë.

 Sipas tij bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kusht bazë për anëtarësim në BE, që nuk është vetëm parim i sjelljes së mirë, por edhe kriter për vlerësim të pjekurisë së vendeve përmes planit të ri për rritje.

"Në planin e ri të rritjes, është e qartë se ne duhet të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të ecur përpara, ose nuk do të ulemi në tryezën e BE-së. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke parandaluar lëvizjen e lirë. Ose krijojmë qetësinë për të punuar për mirëqenien tonë, ose e kundërta që na pengon. BE-ja tani është më e gatshme të na ndihmojë të jemi pjesë e saj. Nuk duhet ta humbim këtë dritare mundësish", tha Rama.

Ai u ndal edhe te tregu i përbashkët, duke shprehur ambicien për të filluar zbatimin e tij në muajin qershor të këtij viti.

"Nëse i plotësojmë të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave, do të ulim tarifat për të afruar ata që jetojnë jashtë. Me këtë ne mund të kursejmë rreth gjysmë bilion euro. Bazuar në përvojën e "Ballkanit të Hapur", kjo nuk është një detyrë e lehtë. Nëse arrijmë të përfshijmë 500 bashkitë tona në programin e internetit të vendeve publike, që është një binjak i ri i BE-së, mund ta çojmë rajonin në një nivel krejtësisht tjetër," vlerësoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë proces, "të braktisin politikën e vjetër ballkanike". sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR