• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama: Anulohet seanca e nesërme e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Rama: Anulohet seanca e nesërme e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Tiranë, 13 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sonte në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ka njoftuar se është anuluar seanca e nesërme e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, e cila duhej të mbahet në Gjakovë të Kosovës.

Në konferencën për shtyp, Rama ka deklaruar se e ka informuar Kurtin se “në kushte të përkeqësimit të marrëdhënieve të Kosovës me gjithë komunitetin euroatlantik, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e planifikuar”. 

"Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Zhosep Borelin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, me ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes për të biseduar pikërisht lidhur për këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë.  Për fat të keq dhe me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot", theksoi Rama.

 Ai shtoi se shpereson se do të takohet me Kurtin. 

"Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje", tha Rama. 

Ai theksoi se marrëdhëniet me Kosovën janë  normale dhe se ai është në kontakt të vazhdueshëm me Kurtin. ar/

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR