Raketat ruse në Odesa mbrëmë kanë goditur një silos gruri dhe një terminal nafte, dhe civilë të plagosur
- Televizioni shtetëror ukrainas Suspilne në mëngjes e sotëm njoftoi se gjatë një sulmi të ri të natës në zonën e Odesës, raketat ruse goditën një silos gruri dhe një terminal nafte, dëmtuan cisterna dhe pajisje për ngarkim dhe kanë shkaktuar zjarr.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:26, 19 korrik, 2023
Odesa, 19 korrik 2023 (MIA) – Televizioni shtetëror ukrainas Suspilne në mëngjes e sotëm njoftoi se gjatë një sulmi të ri të natës në zonën e Odesës, raketat ruse goditën një silos gruri dhe një terminal nafte, dëmtuan cisterna dhe pajisje për ngarkim dhe kanë shkaktuar zjarr.
Lajmin për caqet e gofitura në mëngjesin e sotëm e bëri të ditur Vladislav Nazarov, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë së Ukrainës në fushën e betejës.
Armata tha se u godit një objekt industrial, në të cilën është lënduar një punëtor, ndërsa janë godituredhe dy depo në vende të ndryshme - me duhan dhe fishekzjarre.
Në Odesa janë dëmtuar edhe disa ndërtesa banimi. Të paktën gjashtë banorë të qytetit, përfshirë një djalë nëntëvjeçar, kërkuan ndihmë mjekësore pasi u lënduan nga xhami i thyer dhe sende të tjera.
Pretendimet e armatës ukrainase ndërkaq nuk janë konfirmuar nga një burim i pavarur. ar/
Foto: EPA