Raketa balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë janë ekspozuar në Teheran
- Forcat iraniane në kryeqytetin Teheran e ekspozuan arrmatimin e rëndë, duke përfshirë raketa balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë.
Teheran, 25 shtator 2024 (MIA) - Forcat iraniane në kryeqytetin Teheran e ekspozuan arrmatimin e rëndë, duke përfshirë raketa balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë.
Një poster të liderit të Iranit, ajetollah Ali Hamnei është vendosur pranë armëve të ekspozuara në sheshin Baharistan.
Ceremonia u mbajt me rastin e 44 vjetorit të luftës me Irakun, e cila filloi në vitin 1980 dhe zgjati tetë vjet.
Më së shumti tërhoqën vëmendjen raketat balistike "Keibarshekan" me rreze veprimi prej 1.450 kilometrash dhe "Gadr-110" me rreze veprimi prej 1.800 kilometrash, si dhe lloje të ndryshme të dronëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore S-200 dhe S-300.
Qytetarë të shumtë kanë vizituar sheshin ku janë ekspozuar pajisje ushtarake dhe armatime të tjera të rënda. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s