• e premte, 27 dhjetor 2024

Raketa "Sojuz" me kosmonautë amerikanë dhe dy rusë fluturoi drejt Stacionit ndërkombëtar të Gjithësisë

Raketa
Bajkonur, 21 shtator 2022 (MIA) - Raketa ruse e llojit "Sojuz" sot është lansuar nga kosmodromi Bajkonur në Kazakistan drejt Stacionit ndërkombëtar të Gjithësisë (SNGJ), me ekuipazh prej një kosmonauti amerikan dhe dy rusë.
"Stabiliteti i fluturakes është i mirë, ekuipazhi po ndjehet mirë", deklaroi komentuesi i 'NASA'-s pas fluturimit që drejtpërdrejtë e transmetuan portalet e agjencisë maerikane dhe ruse të gjithësisë. Raketa ruse fluturoi në terminin e paraparë saktë në orën 13:54 sipas Griniçit nga stepat e Kazakistanit.
Misioni i përbashkët i amerikanit Frenk Rubio nga "NASA" dhe i rusëve Sergej Prokopiev dhe Dmitrij Petelian nga "Roskosmos" paraqet shembull të rrallë bashkëpunimi mes Moskës dhe Uashingtonit në kohë të marrëdhënieve mjaft të përkeqësuara të ndërsjellta.
Rubio është astronauti i parë amerikan që fluturoi drejt SNGJ-së me raketë ruse prej fillimit të intervenimit ushtarak të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt. Ky është fluturimi i parë për Frank Rubio dhe për Dmitrij Petelin, i dyti për Sergej Prokopiev.
Ekuipazhi është paraparë të qëndrojë gjashtë muaj në SNGJ, ku tashmë ndodhen shtatë kosmonautë, tre rusë, po aq amerikanë dhe një italiane.
Ndërlidhja me segmentin rus të SNGJ-së pritet pas fluturimit treorësh. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR